•

Kanioni i Cemit përfaqëson një nga zonat më të rëndësishme gjeologjike dhe gjeomorfologjike në Mal të Zi. Pamja e tij e sotme është rezultat i proceseve të gjata gjeologjike dhe veprimit eroziv të lumit Cem, i cili gjatë miliona viteve ka gërryer shtratin e tij nëpër shkëmbinj masivë gëlqerorë, duke krijuar një kanion mbresëlënës me shkëmbinj të pjerrët dhe forma të shumta karstike të relievit.

Baza gjeologjike e zonës përbëhet kryesisht nga shkëmbinj karbonatikë të moshës mezozoike, veçanërisht gëlqerorë dhe dolomite, të cilët i përkasin Dinarideve të Jashtme.

Zona karakterizohet nga një morfologji e theksuar karstike me çarje të shumta, gropa karstike, shpatet me gurë të lirë dhe kreshta shkëmbore. Vlerë të veçantë paraqesin anët e larta të kanionit, të cilat në disa vende arrijnë disa qindra metra lartësi, duke dëshmuar për proceset intensive gjeologjike që kanë formësuar këtë hapësirë.

Diversiteti gjeologjik i Kanionit të Cemit nuk përbën vetëm një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë natyrore të Malit të Zi, por edhe një burim të rëndësishëm për kërkime shkencore, edukim dhe zhvillimin e gjeoturizmit. Kuptimi i së kaluarës gjeologjike të kësaj zone kontribuon në një kuptim më të mirë të proceseve natyrore që kanë formësuar peizazhin unik dhe biodiversitetin e pasur të Kanionit të Cemit.

©Shoqata Malazeze e Ekologëve

Gropa “Granica”, ©Milica Kandiq, Parqet Dinarida

Comments are closed.

Close Search Window
↑