Parqet e Dinarideve – Rrjeti i zonave të mbrojtura të Dinarideve, i dhuruan Monumentit të Natyrës Kanioni i Cemit pajisje kundër zjarrit dhe pajisje për monitorim.
„Jemi të kënaqur që vazhdojmë t’i ofrojmë mbështetje menaxhuesit të Monumentit të Natyrës Kanioni i Cemit. Aktualisht është duke u zhvilluar procesi i hartimit të Planit të parë Pesëvjeçar të Menaxhimit për këtë zonë të mbrojtur, ndërsa krahas kësaj është siguruar edhe pajisja e nevojshme për punën në terren. Janë dhuruar pesë pompa shpine për shuarjen e zjarreve, pesë fshesa për zjarrfikje dhe tri fotokurthe, me vlerë totale prej 1.500 eurosh. Na vjen mirë që kemi mundësinë që përmes aktiviteteve të tilla të ofrojmë mbështetje konkrete për zonat e mbrojtura“, tha Zoran Mrdak, kryetar i Paqeve të Dinarideve.

Nga SH.P.K. Monumenti i Natyrës Kanioni i Cemit theksuan se pajisjet vijnë në momentin e duhur, menjëherë para fillimit të sezonit të zjarreve.
„Pajisjet e dhuruara përfaqësojnë një mbështetje të rëndësishme për punën tonë në ruajtjen dhe përmirësimin e vlerave natyrore të Monumentit të Natyrës Kanioni i Cemit. Është veçanërisht e rëndësishme që pajisjet janë siguruar në prag të sezonit të zjarreve, sepse do të kontribuojnë në veprimin më efikas parandalues dhe në reagimin më të shpejtë në terren. Në të njëjtën kohë, fotokurthet do të përmirësojnë aktivitetet e monitorimit dhe do të mundësojnë mbledhje më cilësore të të dhënave, gjë që është me rëndësi të madhe për planifikimin dhe zbatimin e masave për mbrojtjen e kësaj zone të mbrojtur“, deklaroi drejtori i SH.P.K. Monumenti i Natyrës Kanioni i Cemit, Adnan Drešaj.
Pajisjet janë siguruar përmes projektit „Kontribut në menaxhimin më efikas të Monumentit të Natyrës Kanioni i Cemit – Faza II“, i cili zbatohet nga Parqet e Dinarideve – Rrjeti i zonave të mbrojtura të Dinarideve dhe financohet nga Partnerskiti i Ekosistemeve Kritike – CEPF.
